Merkel i bën thirrje BE: Duhet të jetë më aktive, të ndiqet një politikë më e qëndrueshme me Kinën

Publikuar tek: aktualitet, më 08:48 24-01-2020 Merkel i bën thirrje BE: Duhet të jetë më aktive, të ndiqet një politikë më e qëndrueshme me Kinën

Kancelarja gjermane Angela Merkel njihet për deklaratat e saj për kompromis dhe paqe.

 

Sipas saj e vetmja mënyrë për të sheshuar konfliktet rajonale në botë mund të bëhet përmes bashkëpunimit dhe kompromisit.

Merkel ka folur dhe për marrëdhëniet e tensionura mes BE dhe Kinës. Sipas një deklarate të bërë në Forumin Ekonomik Botëror ajo thotë se Bashkimi Europian duhet të gjejë një politikë të përbashkët dhe të qëndrueshme për marrëdhëniet me Kinën.

Sakaq theksoi se bisedimet duhet të përqendrohen edhe në politikën e jashtme aktive të Kinës në rajone si Afrika, duke i brë thirrje BE të jetë më aktive në këtë rol kyç.

Më tej kancelarja bëri të ditur se do të ketë bashkëpunime me Kinën pas prezantimit të një sistemi të tregtimit të emetimeve në samitin e ardhshëm BE-Kinë që do të zhvillohet në muajin shtator në Leipzig.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034641027450562
array(1) { ["section"]=> string(103) "merkel-i-ben-thirrje-be-duhet-te-jete-me-aktive-te-ndiqet-nje-politike-me-e-qendrueshme-me-kinen-192982" }