Merkel ‘i mbyll derën’ Shqipërisë për hapjen e negociatave: Janë bërë përparime, por nuk premtoj se do të ndodhë këtë vit, shpresë për Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: politike, më 18:13 30-11-2020 Merkel ‘i mbyll derën’ Shqipërisë për hapjen e negociatave: Janë bërë përparime, por nuk premtoj se do të ndodhë këtë vit, shpresë për Maqedoninë e Veriut Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një takim virtual me Komisioneve të Çështjeve për Europën, ka folur edhe për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo është shprehur se Shqipëria ka bërë përparime, por nuk mund të premtojë se hapja e negociatave do të ndodhë këtë vit, ndërsa u shpreh se do të ndodhë shumë shpejt.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha Merkel.

Për sa i përket Maqedonisë s ëVeeriut, Merkel është shprehur se shpreson që ky shtet t’i rregullojë marrëdhëniet me Bullgarinë dhe të hapet Konferenca Ndërqeveritare që këtë vit.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mblidhen në 7 dhjetor dhe do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ Vandalizohet billbordi i Gent Cakajt në Preshevë, qytetarët i grisin fytyrën
Astrit Patozi përcakton kundërshtarët dhe aleatët në zgjedhjet e 25 prillit: Të bëhemi bashkë kundër dy blloqeve të konsumuara »
Article Logic
Execution time: 0.013178110122681
array(1) { ["section"]=> string(156) "merkel-i-mbyll-deren-shqiperise-per-hapjen-e-negociatave-jane-bere-perparime-por-nuk-premtoj-se-do-te-ndodhe-kete-vit-shprese-per-maqedonine-e-veriut-229681" }