Merkel i shpëton atentatit në Pragë, autorit i gjendjen bomba gazi dhe sende të forta

Publikuar tek: bota, më 18:56 26-08-2016 Merkel i shpëton atentatit në Pragë, autorit i gjendjen bomba gazi dhe sende të forta

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i ka shpëtuar një atentati të përgatitur kundër saj në Republikën Çeke. Autoritetet çeke kanë arritur të parandalojnë atentatin dhe kanë arrestuar autorin.

Një burrë me makinën e tij “Mercedes” tentoi të hynte në eskortën që shoqëronte Merkelin në Pragë, por u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit të makinës u gjendën bomba gazi lotsjellës dhe sende të forta.

Kancelarja Merkel u takua me homologun e vendit fqinj, Bohuslav Sobotka për të biseduar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe krizën e refugjatëve. Çekia është një prej shteteve të BE-së që ka mbajtur qëndrim të fortë kundër refugjatëve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072691440582275
array(1) { ["section"]=> string(90) "merkel-i-shpeton-atentatit-ne-prage-autorit-i-gjendjen-bomba-gazi-dhe-sende-te-forta-50968" }