Merkel: Ja vlen të luftosh për një Evropë më të fortë

Publikuar tek: bota, më 23:08 15-07-2017 Merkel: Ja vlen të luftosh për një Evropë më të fortë

Në një moment shumë të rëndësishëm për të dhe partinë  e saj, siç janë zgjedhjet e përgjithshme, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi tha se vendimi i Anglisë për të lënë Bashkimin Evropian dhe zgjedhja në Francë e presidentit Emmanuel Macron, ishin ngjarje që i ndryshuan fatin e BE.

Në fjalën e saj kancelarja gjermane tha se ja vlen që të luftosh për një Evropë më të fortë.

"Për shumë njerëz, përfshirë mua, diçka ndryshoi kur britanikët vendosën të largohen dhe ne ishim të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në Francë e Holandë. Por gjatë muajve të fundit kuptuam, se Evropa dhe të jetuarit bashkë, kanë të bëjnë me luftën dhe paqen", u shpreh kancelarja gjermane. 

Komentet e Merkel u bënë nga qyteti turistik Zingst, dhe vijnë vetëm dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme e theksojnë vendosmërinë e saj për të vazhduar projektin e BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020018815994263
array(1) { ["section"]=> string(58) "merkel-ja-vlen-te-luftosh-per-nje-evrope-me-te-forte-86278" }