'Merkel ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit', deklarata që i kushtoi shtrenjtë diplomatit maltez

Publikuar tek: bota, më 06:44 11-05-2020 'Merkel ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit', deklarata që i kushtoi shtrenjtë diplomatit maltez Michael Zammit Tabona

Një postim në rrjetet sociale i ka kushtuar shumë ambasadorit të Maltës në Finlandë, Michael Zammit Tabona, pasi diplomati krahasoi kancelaren Angela Merkel me Hitlerin.

“75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalojë Angela Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit për të kontrolluar Europën”, shkruante ambasadori.

Ky postim ka sjellë edhe shkarkimin e tij nga Ministri i Jashtëm i Maltës Evarist Bartolo, i cili ka thënë se krahasimi është shumë i ekzagjeruar, aq më shumë që bëhej në Ditën e Europës.

Postimi i Zammit Tabona në “Facebook”, që menjëherë më pas u fshi, u bë objekt debatesh të mëvonshme. Kandidati i pavarur Arnold Cassola tha se krahasimi ishte i pavend dhe i pafalshëm për një diplomat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Testi gjeneral' pas pandemisë, ky është shteti që rihapet totalisht këtë javë
Kina bën hapa pas, izolohet qyteti pasi u shtua numri i nfektimeve »
Article Logic
Execution time: 0.011184930801392
array(1) { ["section"]=> string(97) "merkel-ka-permbushur-endrren-e-hitlerit-deklarata-qe-i-kushtoi-shtrenjte-diplomatit-maltez-205913" }