Merkel, Macron, Bill Gates… Udhëheqësit e mbarë botës bëhen bashkë për financimin e vaksinës kundër COVID-19, SHBA nuk merr pjesë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 25-04-2020 Merkel, Macron, Bill Gates… Udhëheqësit e mbarë botës bëhen bashkë për financimin e vaksinës kundër COVID-19, SHBA nuk merr pjesë Merkel-Macron

Udhëheqësit nga mbarë bota janë zotuar që do të bashkëpunojnë për të financuar për gjetjen e vaksinës ndaj koronavirusit dhe do ta ndajnë atë me të gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Në këtë takim morën pjesë kancelaraja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez Emmanuel Macron, miliarderi amerikan Bill Gates, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, etj. Ndërkaq, sipas 'The Guardian'  Britania do të marrë pjesë në një samit më 4 maj që synon mbledhjen e fondeve për hulumtimin, trajtimet dhe testet e vaksinave.

Macron iu bëri thirrje të gjitha vendeve të marrin pjesë pasi lufta kundër COVID-19 është e përbashkët për mbarë njerëzimin e nuk duhet të ketë ndarje.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se synimi është grumbullimi i deri në fillimit të majit të 7.5 miliardë eurove për të nxitur punën e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit.

“Ky është vetëm hapi i parë dhe më shumë duhet bërë në të ardhmen,” tha von der Leyen gjatë konferencës.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ne po përballemi me një kercënim të përbashkët dhe vetëm bashkë mund ta mundim.

"Ne po përballemi me një kërcënim të përbashkët që mund ta mposhtim vetëm me një qasje të përbashkët," tha Ghebreyesus.

Më shumë se 100 vaksina janë duke u zhvilluar, përfshirë gjashtë tashmë, në prova klinike.

Kujtojmë që ShBA ka qenë kritike ndaj punës së OBSH dhe e ka akuzuar kreun e saj për bashkëpunim me Kinën. Trump vendosi që SHBA të ndërpresë fondet nga OBSH.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada e SHBA jep njoftimin: Kemi informacione për një fluturim charter Tiranë-Fiumicino të enjten, nëse je qytetar amerikan...
Prej muajsh banor i Sarandës, ndërron jetë në spitalin e qytetit shtetasi finlandez »
Article Logic
Execution time: 0.013705968856812
array(1) { ["section"]=> string(132) "merkel-macron-bill-gates-udheheqesit-e-mbare-botes-behen-bashke-per-financimin-e-vaksines-kunder-covid-19-shba-nuk-merr-pjese-203957" }