'MERKEL-MANIA' në të gjithë botën, kancelarja gjermane shembulli më i mirë i politikanëve

Publikuar tek: bota, më 13:21 25-04-2020 'MERKEL-MANIA' në të gjithë botën, kancelarja gjermane shembulli më i mirë i politikanëve Angela Merkel

Për kancelaren gjermane Angela Merkel aktualisht po flitet më shumë se kurrë jo vetëm në Gjermani, por më shumë jashtë vendit të saj.

"Mediat në Izrael e konsiderojnë një nga personalitetet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën", thotë korrespodenti diplomatik Amichai Stein.
Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse “e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve”.

Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e mediave, vlerësimet politike apo komentet në mediat sociale në të gjithë botën. Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë “fituese” gjatë krizës dhe janë “model” me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.

Gazetari Ricardo Roa shkruan për gazetën e përditshme më të lexuar argjentinase "Clarin" se 65 vjeçarja, doktoreshë në fizikë, bijë e një pastori luterian dhe një mësueseje të latinishtes, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që, edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet “si një njeri normal” edhe tani gjatë krizës së koronavirusit.

Roa shkruan se ajo është ndër politikanët e pakët në mbarë botën që “drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë”.
Gazetari thotë se kancelarja Merkel udhëheq me “me kthejlltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.

Vlerësimet në mediat ndërkombëtare tregojnë se mënyra se si udhëheq vendin kancelarja Merkel është bërë një gjë e rrallë në botë. “Një udhëheqëse e vërtetë”, përfundoi shkrimin gazetari nga Argjentina, duke kritikuar indirekt politikanët në Amerikën Latine. Kjo vlen edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe. Kushdo që lexon shkrimet e tanishme të “The Atlantic”, “Forbes” ose “New York Times”, has në lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump.


52935073_401.jpg 

Piktura murale e Merkel në Binish, Siri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata shokuese, profesori nga Pekini: Kim Jong-un mund të ketë vdekur
Pamje që ngjallin trishtim: 'MEKA' bosh në Muajin e Ramazanit, larg atmosferës së zakonshme me turmat e mëdha »
Article Logic
Execution time: 0.013082981109619
array(1) { ["section"]=> string(93) "merkel-mania-ne-te-gjithe-boten-kancelarja-gjermane-shembulli-me-i-mire-i-politikaneve-203972" }