Merkel me probleme shëndetësore, del video ku dridhet gjatë takimit zyrtar

Publikuar tek: bota, më 19:49 18-06-2019 Merkel me probleme shëndetësore, del video ku dridhet gjatë takimit zyrtar Kancelarja Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë pritjes protokollare të organizuar në Berlin për presidentin e ri ukrainas, Zelensky, është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndërsa po fotografohej me presidentin ukrainas, kancelarja Merkel është parë teksa dridhej. Sipas mediave u dyshua se shkak i dridhjes së kancelares gjermane, ka qenë dehidratimi dhe temperaturat e larta në Berlin.

Gjatë konferencës për shtyp, gazetarët e pyetën kancelaren Merkel rreth shëndetit të saj.

‘Jam shumë mirë, piva të paktën 3 gota me ujë të cilat më duheshin’, deklaroi kancelarja gjermane në konferencë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072062015533447
array(1) { ["section"]=> string(80) "merkel-me-probleme-shendetesore-del-video-ku-dridhet-gjate-takimit-zyrtar-168751" }