Angela Merkel sapo ka mbërritur në Kryeministri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Veshur me një xhaketë rozë të thellë dhe pantallona të bardha, Merkel ka përshëndetur me dorën e djathtë shqiptarët që ishin të pranishëm në bulevard për nder të vizitës së kancelares. Rama ka qenë më i fokusuar te Merkel se sa te njerëzit që brohorisnin, duke bërë të njëjtin gjest me të dhe duke buzëqeshur.
Merkel pasi i ka dhënë dorën Ramës ka përshëndetur me dorë dhjetëra shqiptarë që kishin dalë për ta nderuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Pas himneve të Gjermanisë dhe Shqipërisë, Merkel dhe Rama kanë takuar delegacionet për t’u drejtuar brenda Kryeministrisë, nga ku do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.