Merkel në takim me Conten: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut RREZIK për vetë BE

Publikuar tek: aktualitet, më 06:42 12-11-2019 Merkel në takim me Conten: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut RREZIK për vetë BE Angela Merkel dhe Giuseppe Conte

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian, Giuseppe Conte ku temë diskutimi ishte edhe ndikimi i forcave të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Merkel deklaroi se vendimi i BE për të mos i dhënë dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do ti hapë rrugën vende të tjera, të cilat të cilat nuk kanë interesa strategjike europiane. Prandaj, ajo është zotuar se duhet dhe do të punojë maksimalisht në këtë drejtim.  

‘Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim,  për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Nëse nuk e bëjmë këtë aty do të hapet një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë. E kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike, tha Merkel. 

Nga ana tjetër edhe kreu i qeverisë italiane ndau të njëjtin me kancelaren. Sipas Contes, ata duhet të Duhet të punojnë për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

‘Raporti dypalësh mes Italisë e Gjermanisë është modeluar në varësi të kontributit që qeveritë tona mund të japin së bashku në zhvillimin e Europës. Jemi në nisjen e legjislaturës Europiane e kjo forcon impenjimin e përbashkët në drejtimin e zgjidhjeve europiane në mënyrë që të bëjmë më efikas aksionin tonë në përballimin e sfidave europiane. Duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Një temë kjo mjaft e rëndesishme për ne që e përballëm se fundi pa zgjidhjen e duhur’, përfundoi Conte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021655082702637
array(1) { ["section"]=> string(113) "merkel-ne-takim-me-conten-mos-hapja-e-negociatave-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-rrezik-per-vete-be-185561" }