'Merkel nuk e thotë fjalën e fundit të parën' Rama mbledh grupin parlamentar pas samitit të Berlinit: Nuk shkova për tu njohur me vendimin e Gjermanisë...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:20 02-05-2019 'Merkel nuk e thotë fjalën e fundit të parën' Rama mbledh grupin parlamentar pas samitit të Berlinit: Nuk shkova për tu njohur me vendimin e Gjermanisë...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS pas kthimit të tij nga samiti i Berlinit.

Rama sqaroi se samiti nuk kishte lidhje me negociatat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

'Nuk kisha parë kurrë më parë dezinformim politik mediatik të një ngjarje politike ku kam qënë pjesëmarrës.

Samiti s' kishte asnjë lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk kishte asnjë samit për çështjen e integrimit europian.

Tema e samititi ishte bashkëpunimi rajonal, në një kohë para samitit kancelarja gjermane Anglea Merkel kishte dy takime me kryeministrin Zaev dhe me mua ku u fol lidhur me çështjen e  çeljes së negociatave për anëtarësim. Unë nuk shkova për tu njohur me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares sepse kancelarja nuk e  thotë kurrë fjalën e fundit të parën. Gramafonët e filxhanët e Tiranës që gjurmuan kodin e zi për mbylljen e negociatave, ishin një shprehje ekstreme e dëshpërimit të gjithë atyre që duan të marrin Shqipërinë në rrugë e thyeqafjes', u shpreh Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028528928756714
array(1) { ["section"]=> string(155) "merkel-nuk-e-thote-fjalen-e-fundit-te-paren-rama-mbledh-grupin-parlamentar-pas-samitit-te-berlinit-nuk-shkova-per-tu-njohur-me-vendimin-e-gjermanise-162656" }