Merkel nuk ia del ta bindë, Macron: Negociatat pas reformimit të BE, mijëra të rinj shqiptarë kërkojnë azil në Francë

Publikuar tek: politike, më 19:05 16-10-2019 Merkel nuk ia del ta bindë, Macron: Negociatat pas reformimit të BE, mijëra të rinj shqiptarë kërkojnë azil në Francë Angela Merkel / Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk tërhiqet nga vendimi kundër çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Samiti franko-gjerman përfundoi të mërkurën pasdite me një deklaratë të përbashkët për mediat mes Macron dhe Merkel, ndërsa presidenca franceze poblikoi edhe dokumentin e plotë të temave mbi të cilat është rënë dakort të bashkëpunohet mes dy shteteve.

Zgjerimi i BE-së nuk është diskutuar mes dy liderave, të paktën zyrtarisht. Por Macron ka komentuar mbi çeljen e negociatave për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor duke thënë se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati.

“Franca do t’i përmbahet deklaratave politike. Përshëndes reformat e ndërmarra nga të dyja shtetet,”, tha Macron sipas të cilit Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati për të çelur negociatat.

Madje presidenti francez ka hedhur idenë e ndryshimit të procedurave të mëtejshme për pranimin e shteteve të tjera në Bashkimin Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel u shpreh: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

“Rininë shqiptare e shohim më së shumti në Bashkimin Europian, edhe në Francë. Po shpall vizionin tim gjeopolitik në krah të kancelares, dua të ndalem sërish te rithemelimi i procedurës apo riparja e procedurës. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil,” u shpreh Macron.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0263671875
array(1) { ["section"]=> string(121) "merkel-nuk-ia-del-ta-binde-macron-negociatat-pas-reformimit-te-be-mijera-te-rinj-shqiptare-kerkojne-azil-ne-france-182348" }