Merkel paralajmëron bizneset gjermane: Ndihma e shtetit ndaj jush nuk mund të zgjasë përgjithmonë

Publikuar tek: bota, më 23:20 05-12-2020 Merkel paralajmëron bizneset gjermane: Ndihma e shtetit ndaj jush nuk mund të zgjasë përgjithmonë Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të shtunën se ndihma aktuale që shteti po jep ndaj bizneseve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit, nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

Këto komente ajo i bëri teksa Parlamenti gjerman po bëhet gati që të miratojë buxhetin për vitin 2021.

“Qeveria federale, shtetet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive që të tejkalojmë pandeminë dhe pasojat e saja në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Merkel.

Të martën, Bundestagu gjerman pritet të debatojë për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku një e treta e buxhetit pritet të jetë e dedikuar për financimin e borxheve, raporton Dpa.

Qeveria gjermane planifikon që të marrë hua edhe 180 miliardë euro vitin e ardhshëm

“Kostot do të jenë edhe më të larta – financiare dhe shoqërore – nëse shumë biznese kolapsojnë dhe humben miliona vende pune”, tha kancelarja Merkel.

Ajo shtoi se më 2021, shteti mund të shpenzojë shuma të mëdha parash, të cilat i ka kursyer viteve të fundit

Në përgjithësi, shteti planifikon që të shpenzojë pothuajse gjysmë trilioni euro dhe të marrë hua. Po ashtu janë paralajmëruar edhe shkurtime të taksave për qytetarët.

Merkel po ashtu ka thënë se shpreson që virusi gradualisht do të zhduket pasi të nisë vaksinimi në masë. Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se pandemia mund të mos mbarojë brenda muajsh.

“Pas pothuajse nëntë muajsh me pandemi, ne tani po e shohim dritën në fund të tunelit”, tha kancelarja gjermane, duke shtuar se shpreson se më shumë vaksina do të jenë të qasshme sa më shpejt që të jetë e mundur./REL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pranoi marrëveshjen me Azerbajxhanin duke dorëzuar rajonin e Nagorno-Karabakut, qytetarët armenë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Studimi i fundit: Lakuriqët e natës përmbajnë të tjera koronaviruse që mund të kalojnë te njeriut, pandemia erdhi nga Kina »
Article Logic
Execution time: 0.012720108032227
array(1) { ["section"]=> string(103) "merkel-paralajmeron-bizneset-gjermane-ndihma-e-shtetit-ndaj-jush-nuk-mund-te-zgjase-pergjithmone-230318" }