Merkel: Qëndrimi i Britanisë në BE, në interes të Gjermanisë

Publikuar tek: bota, më 23:25 17-02-2016 Merkel: Qëndrimi i Britanisë në BE, në interes të Gjermanisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është në interesin e vendit të saj që Britania e Madhe të qëndrojë në Bashkimin Europian.

Merkel i tha ligjvënësve gjermanë të mërkurën se shumë nga propozimet e kryeministrit britanik David Cameron për reformat e BE-së janë “të justifikueshme dhe të nevojshme”, transmeton Voa.

Në një takim të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutohet lidhur me propozimet e Britanisë dhe kundërpropozimet e Bashkimit Europian, me qëllim që të arrihet një marrëveshje për ta mbajtur Britaninë në grupin prej 28 vendesh.

Merkel foli me tone pozitive për mundësinë e një marrëveshjeje që do t’i kënaqte të dyja palët.

Udhëheqës të tjerë të BE-së shprehën dje përkushtimin e tyre për ta ndihmuar Britaninë të qëndrojë në bllok.

Partia Konservatore e Cameron është zotuar të mbajë një referendum kombëtar deri në fund të vitit 2017, lidhur me vazhdimin e qëndrimit të vendit ai anëtar i Bashkimit Europian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm terrorist në Ankara, 28 të vdekur, 61 të plagosur (VIDEO)
Momenti i shpërthimit në autobusin në Ankara, Erdogan: Do hakmerremi (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012366056442261
array(1) { ["section"]=> string(64) "merkel-qendrimi-i-britanise-ne-be-ne-interes-te-gjermanise-32863" }