Merkel: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë

Publikuar tek: bota, më 17:40 18-09-2019 Merkel: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se qeveria gjermane ka dhënë rekomandim pozitiv për Shqipërinë për sa i përket çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Gjatë deklaratës për media me kryeministren e Serbisë, Merkel tha se si për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut qeveria gjermane ka dhënë rekomandim pozitiv, por tashmë i mbetet Bundestagut që të marrë vendimin.

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninen e Veriut ashtu dhe për Shqiperinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim,” deklaroi Merkel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.082949876785278
array(1) { ["section"]=> string(47) "merkel-rekomandim-pozitiv-per-shqiperine-178913" }