Merkel takohet me Renzin për të ulur tensionet Romë-Berlin

Publikuar tek: bota, më 21:59 22-01-2016 Merkel takohet me Renzin për të ulur tensionet Romë-Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shpreson që bisedimet e javës së ardhshme me kryeministrin italian, Matteo Renzi, do të ndihmojë për të ulur tensionet që mes Berlinit dhe Romës, deklaroi sot një zëdhënëse e udhëheqëses gjermane.

“Kancelarja gjermane nuk është optimist s të gjitha çështjet mund të zgjidhen dhe opinionet e ndryshme të lihen mënjan”, tha zëdhënësja e Merkelit, Christiane Wirtz.

Por Wirtz shtoi gjithashtu se “është më mirë që dy liderët të bisedojnë për të gjetur zgjidhje për pikat ku ata nuk bien dakord”.

“Evropa duhet t’i shërbekë të 28 vendeve, jo vetëm njëri”, ka thënë Renzi në një intervistë muajin e kaluar për të përditshmen britanike, Financial Times.

Renzi është shfaqur kohët e fundit si një nga kritikët kryesore të politikave evropiane, përfshirë atë të migracionit, bankar dhe buxhetore, duke kritikuar në veçanti masat shtrënguese fiskale që Merkel i konsideron si mënyra e vetme e kapërcimit të krizës së borxhit në rajon.

Roma kërkon gjithashtu që BE-ja të braktisë rregullin se refugjatët duhet të parashtrojnë kërkesën e tyre për azil në shtetin e parë evropian që ata hyjnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « The Financial Times: Putin i ka kërkuar Asadit të tërhiqet
Të shtëna me armë në një shkollë në Kanada, dy persona të vdekur, policia arreston autorin »
Article Logic
Execution time: 0.010726928710938
array(1) { ["section"]=> string(64) "merkel-takohet-me-renzin-per-te-ulur-tensionet-rome-berlin-30717" }