Merkel: Terrorizmin nuk e sollën refugjatët

Publikuar tek: bota, më 13:01 18-08-2016 Merkel: Terrorizmin nuk e sollën refugjatët

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë të mërkurën se terrorizmin nuk e kanë sjellë refugjatët në Gjermani, pasi islami i përket këtij shteti përderisa praktikohet në përputhje me kushtetutën.

Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 1 milionë njerëz janë larguar nga lufta dhe varfëria në Lindje të Mesme dhe Afrikë , dhe kanë shkuar në Gjermani.

“The Independent” shkruan se qëndrimi rreth tyre, është ashpërsuar për shkak të disa sulmeve që kanë ndodhur gjatë muajit të kaluar, tri prej të cilave u kryen nga emigrantët.

“Fenomeni i terrorizmit islamik, i Shtetit Islamik, nuk është një fenomen që erdhi te ne me refugjatët”, ka thënë Merkel ka thënë Merkel.

Në qershor, Ministri i Punëve të Brendshme Thomas de Maizière, ka thënë se mbi 800 shtetas gjermanë, kanë shkuar në Siri dhe Irak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pasi preu koka në Siri, terroristi i ISIS kthehet në Gjermani te gruaja shtatzënë
Ulet në gjunjë në skenën e Veronës, turisti spanjoll habit të ftuarit përpara operës Carmen »
Article Logic
Execution time: 0.019338846206665
array(1) { ["section"]=> string(48) "merkel-terrorizmin-nuk-e-sollen-refugjatet-50118" }