Mero Baze aludon: Ilir Meta thirri një botues të lidhur me të që të bëjë shkrim kundër Linda Ramës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 20-08-2020 Mero Baze aludon: Ilir Meta thirri një botues të lidhur me të që të bëjë shkrim kundër Linda Ramës Mero Baze

Gazetari Mero Baze ka publikuar një shkrim ku aludion se Presidenti Ilir Meta ka thirrur në zyrën e tij një botues dhe i ka kërkuar që të bëjë një shkrim kundër Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Rama.

Sipas gazetarit, botuesi nuk k pranuar dhe Meta i xhindosur ka dalë dhe ka bërë publik planin për një medie të re dhe transparente, me gazetarë kritikë, për t'i treguar këtij botuesi se ai ka mjete të tjera.

Baze thotë se Presidenti Meta e ka fiksim për të prodhuar armiq kundër Edi Ramës, duke u shprehur se Meta e ka filluar që nga Koço Kokëdhima, për të cilin pasi pagoi në Gjykatën Kushtetuese që t'i hiqej mandati i deputetit, e bëri të besonte se këtë ia kishte bërë Edi Rama, duke e kthyer kundër kryeministrit.

Sipas gazetarit, Meta sulmoi edhe Veliajn, por ky i fundit ia mbylli gojën kur i kujtoi historinë e 7%, ndërsa në të njëjtën ditë Presidenti mblodhi ish-socialistët e vjetër si Meidani, Malaj dhe Majko për t'i treguar Ramës se ka në dorë të shkuarën e PS.

"Me sa duket  e ka bindje se po të prodhojë “armiq” të Edi Ramës brenda socalistëve dhe pastaj t’i marrë ai në mbrojtje, do të arrijë t’i ndajë socialistët. Ndoshta e ka dhe nga fakti që po mendon të dalë më vete Bashës në zgjedhje dhe të marrë dhe ndonjë fraksion socialist. Kokëdhimën e ka nga 2016 dhe mund ta marrë. Meidanin e Malajn po ashtu i ka. Pandi po dihet që është dezhurn. Por përpjekja për të bërë betejë me Veliajn në këtë pikë, thjesht ka për ta bërë Veliajn yllin e socialistëve, pasi i jep si kalë beteje Ilir Metën", shkruan ndër të tjera Mero Baze.

Shkrimi i plotë:

Ilir Meta duket se ka një fiksim për të prodhuar armiq të Edi Ramës, një vit para çdo palë zgjedhjesh parlamentare. Në verën e vitit 2016, pasi kishte lobuar personalisht, madje dhe pasi kishte dërguar korrierë me çantë tek disa anëtarë të pabindur të Gjykatës Kushtetuese, arriti të marrë një rezultat 8 me zero kundër Koço Kokëdhimës, në atë kohë krahu i djathtë i Edi Ramës, të cilit ju hoq mandati si deputet, për konflikt interesi.

Ndërkohë që në qershor festoi shkarkimin e Kokëdhimës, me shpresë se njerëzit e vet në Jug do zinin vendin e tij, në një nga ditët e gushtit e thirri Kokëdhimën në Lalëz për t’u sqaruar dhe për t’i mbushur mendjen se shkarkimin në Gjykatë Kushtetuese e kishte nga Edi Rama dhe Donald Lu.

Madje, për të vrarë dy zogj me një gur, i mbushi mendjen që Rama ja kërkoi Donald Lu-së dhe ai e realizoi në Gjykatën Kushtetuese. Bëhej fjalë për diçka që e kishte bërë tërësisht vetë, madje duke lënë shumë gjurmë rrugës.

Qëllimi ishte që duke krijuar fraksionin Kokëdhima para zgjedhjeve të vitit 2017, dhe duke e marrë atë me vete, të faktorizohej në kurriz të së majtës.

Në fakt i bëri të gjitha, bindi dhe Kokëdhimën për këtë, i cili si delirant e donte armikun e rëndësishëm, në këtë rast SHBA dhe Edi Ramën, dhe nuk i mbushej mendja që ja kishte bërë një drejtor i Ilir Metës me çantë në dorë.

Por kjo nuk është se e ndihmoi dot Ilir Metën, pasi ky i mori Koçon, ndërsa Rama i mori Lulzim Bashën, ja mbylli në një dhomë tre orë dhe zgjedhjet e 2017 shkuan qartësisht në tavolinë të Edi Ramës.

Tani po përpiqet të bëjë përpjekjen e dytë. Dy ditë më parë ka thirrur një botues të afërt të tij, dhe i ka kërkuar të bëjë një shkrim të egër, sipas të cilit ligjin në PS e bën Linda Rama dhe ajo do godasë Erion Veliajn e broçkulla të tjera.

Botuesi nuk ka pranuar. I xhindosur pas kësaj, ka dalë dhe ka bërë publik “planin” për një medie të re “transparente”, me gazetarë kritikë, për t’i treguar botuesit të pabindur se ai ka mjete të tjera.

Pastaj atë që se ka shkruar botuesi, e ka shkruar një nga punonjëset e partisë. Dhe debati u mbyll nga Veliaj, i cili me një tëiter të shkurtër, i kujtoi dhe lekët dhe 7 për qindëshin dhe e uroi për medien e re.

Në të njëjtën ditë ai ka mbledhur në Presidencë ish- socialistët  e vjetër Meidani, Malaj e Majko, për t’i treguar Ramës se ai ka në dorë edhe të shkuarën e PS.

Pastaj ka vazhduar prapë me shkrime të ashtuquajtura “diversioniste” mbi Veliajn, Tahirin, Ramën etj.

Duket se ka një turbullirë që nuk e zë vendi, pasi i duhet një Kokëdhimë tjetër në PS, para zgjedhjeve të vitit 2021.

Për kaq i bën të gjitha këto stërmundime këto ditë, që nga përpjekjet për të investuar tek një “medie e re”, e deri tek tek përpjekjet për të ngjallur socialistët e vjetër.

Me sa duket  e ka bindje se po të prodhojë “armiq” të Edi Ramës brenda socalistëve dhe pastaj t’i marrë ai në mbrojtje, do të arrijë t’i ndajë socialistët.

Ndoshta e ka dhe nga fakti që po mendon të dalë më vete Bashës në zgjedhje dhe të marrë dhe ndonjë fraksion socialist.

Kokëdhimën e ka nga 2016 dhe mund ta marrë. Meidanin e Malajn po ashtu i ka. Pandi po dihet që është dezhurn.

Por përpjekja për të bërë betejë me Veliajn në këtë pikë, thjesht ka për ta bërë Veliajn yllin e socialistëve, pasi i jep si kalë beteje Ilir Metën.

Se siç e dimë të gjithë, Veliaj është lloji i politikanit që do sebepe të tipit, ose dasma, ose vdekje, për t’u shfaqur. Me dasma e ka tepruar.

Një si Ilir Meta i duhet që të bëhet i dashur për të gjithë, në betejë me të. Madje kam frikë se do bëhet i dashur dhe për ca demokratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë në Durrës/ Vdes një grua 36 vjeçe, procedohen 2 mjekët që nuk i dhanë mjekimin e duhur (Ç’THOTË POLICIA)
Detaje nga vdekja e 36 vjeçares në Durrës: Shkoi 3 herë por mjekët s'i dhanë rëndësi, vdiq brenda dy orëve pasi... (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012015104293823
array(1) { ["section"]=> string(104) "mero-baze-aludon-ilir-meta-thirri-nje-botues-te-lidhur-me-te-qe-te-beje-shkrim-kunder-linda-rames-217718" }