Gazetari i njohur Mero Baze ripublikon një video të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe thotë se ai duhet të hetohet për fshehjen e vrasjeve të protestuesve në 21 janar 2011.
Në video Berisha thotë pak çaste pas vrasjes së protestuesve se ata u qëlluan me armë të lehta, të cilat nuk i disponon Garda e Republikës.
“Ora 19 30. 21 Janar 2011. Sali Berisha pasi ka vrarë 4 qytetarë gënjen me vetdije dhe thotë se protestuesit i ka vrarë opozita pasi janë qëlluar me armë të lehta nga afër, që nuk i disponon garda. Kur do pyetet nga Prokurori për këtë fshehje krimi”, shkruan gazetari Mero Baze.