Ka bërë jo pak zhurme moderatorja e Open Eni Vasili me deklaratën e djeshme në emision se Lulzim Basha i dërgoi sms ku i kerkonte kryeministrit nëse ai e linte postin që të zevendësohej nga kreu i opozites.
Siç rezultoi nga vetë zonja Vasili menjëherë pasi e kuptoi se nuk bëhej fjalë për nje sms serioz, mesazhi nuk i ështe dërguar nga Basha, i cili, sië tha Eni Vasili, mohimin ia bëri nga i njejti celular.
Analisti Mero Baze, botues i gazetës Tema thotë se Eni paska folur tërë jetën me një tjetër Luli, c'ka vë në diskutim aftësinë e saj si gazetare.
"Zonja Eni u tregua e sigurt se po përcillte dëshirën e Bashës që ai ti zinte vendin Ramës duke theksuar se sms është në vazhdën e bisedave që ajo ka me Lulin. Pasi Rama e talli ajo thotë qenka Luli i rremë. Tani halli është se Zonja Eni paska folur tërë jetën me nje Luli tjetër nga i vërteti. Kjo shpjegon shumë nga budallallëqet e saj", shkruan Mero Baze