Merr flakë 'Benzi', ja dyshimet e para të policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:27 25-03-2018 Merr flakë 'Benzi', ja dyshimet e para të policisë Foto ilustruese

Një automjet ka marrë flakë gjatë orëve të vona të natës në qytetin e Shkodrës. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Perash, dhe autmojetit tip “Benz”, dyshohet se i është vënë lëndë plasëse, për motive të cilat ende nuk bëhen të ditura. Mjeti është dëmtuar më së shumti në pjesën e pasme, sakaq grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç banues në lagjen Perash, të cilën e ka patur të parkuar në rrugë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajme të reja nga Shkodra: Ja çfarë po ndodh me HEC-et
Kërkohej prej kohësh, arrestohet i riu në Vlorë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011018991470337
array(1) { ["section"]=> string(54) "merr-flake-benzi-ja-dyshimet-e-para-te-policise-114472" }