Merr flakë bombula e gazit, digjet rëndë 62-vjeçari gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin në banesë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:21 13-02-2020 Merr flakë bombula e gazit, digjet rëndë 62-vjeçari gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin në banesë Foto ilustruese

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur me djegie të rënda pasi ka tentuar të shuajë zjarrin në banesën e tij.

Sipas policisë zjarri ka rënë gjatë pakujdesisë në përdorimin e bombulës së gazit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës.

“Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18986821174622
array(1) { ["section"]=> string(105) "merr-flake-bombula-e-gazit-digjet-rende-62-vjecari-gjate-perpjekjes-per-te-shuar-zjarrin-ne-banese-195130" }