Vatra e zjarrit në fshatin Manati, të rrethit të Lezhës, është riaktivizuar, por këtë herë edhe më i fuqishëm.
Këtë herë, bëhet e ditur se flakët po avancojnë me shpejtësi, pasi ndimohen dhe nga era e fortë. Deri tani në flakë janë përfshirë kodrat e fshatit Manati, por raportohet se shumë shpejt flakët po u afrohen edhe banesave në fshatin tjetër, Grykë që po ashtu është i rrezikuar.
Ndërkohë vlen të theksojmë se fshati Manati i rrethit të Lezhës, është vendlindja e deputetit dhe kreut të PBDKSH, Eduard Ndocaj. newsbomb.al