Një automjet ka marrë zjarr në ecje në segmentin rrugor Vlorë - Novoselë, fatmirësisht pa viktima.
Shoferi i mjetit tip “Benz”, ka mundur të shpëtojë duke dalë nga automjeti menjëherë sapo ka ndjerë nxehtësinë poshtë sediljes së tij.
Por nuk ka shpëtuar makina që është shkrumbuar tërësisht. Forcat e zjarrfikëses dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa hetimet për zbulimin e shkakut të zjarrit vijojnë, mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.