Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në aksin rrugor Subash-Gjirokastër në fshatin Humelice. Sipas burimeve të policisë mësohet se mjeti tip "Audi" mori zjarr nga një shkëndijë elektrike.
Në makine ishte vetem shoferi, shtetasi Xh. M nga Lazarati i cili fatmirësisht ka dalë nga mjeti pa u dëmtuar. Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë vet drejtuesi i mjetit i cili ka telefonuar policinë.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Qarkullimit Rugor dhe Shërbimi Zjarrfikës ku bënë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa mjetin e transportuan me karrotrec. Shoferi shprehet se është ndjerë i befasuar nga zjarri, por fatmirësisht ka arritur të dalë nga makina pa u lënduar.