Një makinë tip ‘Benz’ është djegur mbrëmjen e sotme në qendër të Sarandës.
Flakët kanë qenë të mëdha dhe gati e kanë shkrumbuar të gjithë mjetin, por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas autoriteteve shkak i këtij zjarri dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.