'Merr frymë të lutem', vajza i thotë lamtumirë babait në telefon, ai vdes i vetëm në spital nga covid-19 (HISTORIA PREKËSE)

Publikuar tek: bota, më 18:53 15-04-2020 'Merr frymë të lutem', vajza i thotë lamtumirë babait në telefon, ai vdes i vetëm në spital nga covid-19 (HISTORIA PREKËSE)

Një grua, babai i së cilës vdiq si pasojë e infektimit me koronavirus, ka ndarë detaje prekëse rreth momenteve të fundit të jetës së tij, duke treguar si ajo dhe e gjitha familja i thanë lamtumirë nëpërmjet telefonit, pasi nuk mund ta vizitonin në spital.

Abby Adair Reinhard, 41 vjeçe, nga Rochester, Nju Jork, e shpërndau lajmin e hidhur për babain e saj në facebook, duke treguar edhe dy ditët që kaloi duke komunikuar në telefon me të.

Nëna e tre fëmijëve më pas vazhdoi të tregojë agoninë e 48 orëve të fundit, deri në vdekjen e babait të saj, duke ndarë se si ajo dhe anëtarët e saj më të afërt të familjes mbetën në telefon me të për pjesën më të madhe të asaj kohe, duke dëgjuar frymën e tij dhe duke u lutur që ai të marrë frymë vazhdimisht.

Abby e filloi postimin e saj në stilin e ditarit në 5 Prill, një ditë pasi babai i saj testoi pozitiv me COVID-19 dhe u fut në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekimi.

Dailymail

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministrat e Mbrojtjes 'takohen online', kreu i NATO, Stoltenberg: Të jemi më të përgatitur për krizat e ardhshme. Xhaçka: Unitet dhe solidaritet
E FRIKSHME: Mijëra të vdekur këto 24 orë në Francë, dy herë më shumë se dje (SHIFRAT ALARMANTE) »
Article Logic
Execution time: 0.013700008392334
array(1) { ["section"]=> string(124) "merr-fryme-te-lutem-vajza-i-thote-lamtumire-babait-ne-telefon-ai-vdes-i-vetem-ne-spital-nga-covid-19-historia-prekese-202739" }