Merr fund arratia e 45 vjeçarit, arrestohet me qëllim ekstradimi pas 17 vitesh vrasësi shqiptar (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:27 20-06-2019 Merr fund arratia e 45 vjeçarit, arrestohet me qëllim ekstradimi pas 17 vitesh vrasësi shqiptar (EMRI-FOTO)

Arrestohet me qëllim ekstradimin, një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Mësohet se policia ka vënë në pranga shtetasin Elton Mema, 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është dënuar në vitin 2002 me 14 vjet burg nga Gjykata e Firences për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’.

Kavajë/ Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E.M, 45 vjeç, banues në Kavajë, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim", të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027503967285156
array(1) { ["section"]=> string(111) "merr-fund-arratia-e-45-vjecarit-arrestohet-me-qellim-ekstradimi-pas-17-vitesh-vrasesi-shqiptar-emri-foto-169000" }