Merr fund dilema, Rudina Hajdari tregon emrin e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar tek: politike, më 19:20 25-10-2020 Merr fund dilema, Rudina Hajdari tregon emrin e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari i ka dhënë fund dilemës për kandidimin e saj në zgjedhjet e 25 prillit, duke treguar emrin e partisë me të cilën do të garojë.

Ajo ka thënë se do të jetë pjesë e partisë që do të quhet “Nisma”, duke shprehur besim se qytetarët do i japin shansin të zgjidhet bazuar në platformën e kësaj lëvizjeje.

Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet NISMA. Jam shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin që të zgjidhem në bazë të platformës që do ndërtojmë së bashku dhe për t’i dhënë shansin këtij grupimi për të ndryshuar gjëra. Sot është momenti që qytetarët të përkrahin lëvizje si kjo që është për institucione të forta, pro integrimit dhe mbështet parimet perëndimore”, deklaroi Hajdari në News 24.

E pyetur se cili do të jetë hapi i radhës nëse nuk ka një përgjigje pozitive për mbledhjen e Këshillit Politik pas kërkesës së saj, Hajdari tha se do vijojë betejën.

“Do shkoj në parlament dhe do shikoj mundësi të tjera për të vijuar një betejë tjetër ditët e ardhshme”, tha ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja për nënshtetësitë, Mero Baze analizon sjelljen e Metës: Ka punësuar një ‘qen gjahu’ në Presidencë që shan me familje gazetarët, diabolizmi i Ramës ka futur në siklet opozitën (KRAHASIMI ME BERISHËN)
Iva Tiço i bashkohet Erion Veliajt dhe e falenderon: Shndërrove Ivën nga një njeri që jetonte në makinë, në çiklisten kryesore të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.011309862136841
array(1) { ["section"]=> string(112) "merr-fund-dilema-rudina-hajdari-tregon-emrin-e-partise-me-te-cilen-do-te-garoje-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-225119" }