Merr fund “ëndrra” e Tiranës, 3 gola dhe një karton i kuq nxjerrin bardheblutë nga Europa

Publikuar tek: sport, më 21:24 01-10-2020 Merr fund “ëndrra” e Tiranës, 3 gola dhe një karton i kuq nxjerrin bardheblutë nga Europa TIRANA- YOUNG BOYS

Shpresat e Tiranës për të qënë pjesë e grupeve të Europa League janë shuar përfundimisht.  

Bardheblutë nuk arritën që t’i bënin ballë ofensivës së Young Boys, duke u mposhtur me shifrat 3-0. Rezultat që prish ëndrrën e 25 herë kampionëve të vendit, të cilët kishin udhëtuar drejt Zvicrës me bindjen e madhe për të shkruar historinë.

Për kampionët e Zvicrës golat e fitores erdhën nga Fassmacht në pjesën e parë dhe dopieta e Nsame në të dytën. Që prej minutës së 67-të, Tirana luajti me një lojtar më pak, pasi argjentinasi Torassa mori kartonin e dytë të lojës dhe rrjedhimisht la fushën me të kuq.

Tirana e nisi aventurën Europiane në raundet eliminatore të UEFA Champions League, ku kaloi Dinamo Tbilis 2-0 për tu eliminuar më pas nga Crvena Zvezda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012306928634644
array(1) { ["section"]=> string(93) "merr-fund-endrra-e-tiranes-3-gola-dhe-nje-karton-i-kuq-nxjerrin-bardheblute-nga-europa-222388" }