Merr fund koalicioni/ Meta sherr me Ramën te “Sofra e Ariut”, ndërhyjnë Monika dhe Linda (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 06:12 01-04-2017 Merr fund koalicioni/ Meta sherr me Ramën te “Sofra e Ariut”, ndërhyjnë Monika dhe Linda (FOTO)

Fill pas takimit sekret të dy javëve më parë te “Sofra e Ariut”, krerët e aleancës qeverisëse Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar sërish në “strofullën” e tyre.

Shoqëruar nga bashkëshortet, Linda Rama e Monika Kryemadhi, dy liderët kanë darkuar bashkë si për të “sheshuar” përplasjet e fundit mes koalicionit e për t’u bërë gati për zgjedhjet e 18 qershorit, por këtë herë gjërat duket se kanë shkuar keq. Shkak është bërë platforma që LSI shpalosi ditën e djeshme për Arsimin e Lartë.

Meta i dha goditjen përfundimtare Ramës duke propozuar një program finlandez për arsimin në Shqipëri dhe këtë e bëri para të gjitha kamerave e gjithë studentëve te Korpusi Universitar.

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak shefit të qeverisë dhe ia ka përplasur në tavolinë. “S’le gjë pa provuar o burrë për ca vota”, mësohet t’i ketë thënë Rama-Metës me tone ironie e humori por menjëherë i është kthyer kreu i LSI: “Mos bëj arrogantin e ironikun me mua”, i ka thënë Meta dhe është çuar në këmbë duke humbur qetësinë e dashurinë.

Bashkëshortja e Metës, zonja Kryemadhi ka tentuar ta qetësojë duke i kërkuar të ulej por pikërisht në këtë moment edhe Rama është çuar në këmbë. Menjëherë ka ndërhyrë edhe zonja Linda Rama, duke i kërkuar bashkëshortit të saj të vetëpërmbahej.

Dy krerët e aleancës, të ndikuar nga bashkëshortet janë ulur sërish në tavolinë por kanë vendosur t’i japin fund koalicionit në të njëjtën ditë që e ngjizën, më 1 prill. E meqë jemi te 1 prilli... Gjithçfarë lexuat ishte në kuadër të kësaj date...

Fotoja?! Thjesht mjeshtëri montazhi...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleati i parë 'tradhëton' Bashën: Vafshi në djall! Me ju nuk ia vlen të shpenzohet asnjë sekondë
Rama në Zvicër “kapet” me gazetarin: Qenkeni njësoj… »
Article Logic
Execution time: 0.0090839862823486
array(1) { ["section"]=> string(95) "merr-fund-koalicioni-meta-sherr-me-ramen-te-sofra-e-ariut-nderhyjne-monika-dhe-linda-foto-73744" }