Merr fund makthi i 4 turistëve suedezë në Sarandë, dalin për mrekulli në breg të detit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 11-09-2017 Merr fund makthi i 4 turistëve suedezë në Sarandë, dalin për mrekulli në breg të detit

Është mbyllur gjithçka mrekullisht në Sarandë ku deti i egërsuar mbante bllokuar 4 turistë suedezë.

Turistët kanë mundur të dalin në det pas udhëzimeve me telefon të policisë kufitare të Sarandës, raporton newsbomb.al. 4 suedezët ia kanë dalë të ndezin motorët, të nxjerrin ujin jashtë mjetit dhe të mbërrijnë në breg, te Santa Quaranta". Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e mirë.

Këtë pasdite deti është egërsuar së tepërmi si pasojë e motit të keq dhe mbajti të bllokuar katër turistë suedezë. Turistët ishin me një mjet lundrues në Manastir, mjeti ka pësuar një defekt në motor, dhe ata kanë kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare të Sarandës. Kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e Rojes Bregdetare Shqiptare që e pati të pamundur të shkonte në ndihmë të turistëve, pasi dallgët kanë arritur 6 ballë brenda gjirit dhe 9 ballë jashtë tij. Aktualisht janë bllokuar të gjitha lëvizjet e mjeteve detare dhe atyre të peshkimit .

Ndërkohë, për ditën e sotme sinoptikanët kanë parashikuar mot të vranët e të shoqëruar në disa zona lokale me rrebeshe shiu, raporton neësbomb.al.

Pas mesditës kur pritet që një sistem vranësirash të vendoset mbi territor duke gjeneruar rrebeshe shiu fillimisht në perëndim dhe gradualisht në gjithë vendin. Nga mbrëmja deri në mesnatë ka shkëputje të përkohshme të shirave por sërish pas mesnatës dhe orët e para të së martës, sjellin shtim të shirave në zonat veriore dhe perëndimore, sqaron meteoalb.

 zzzz.jpg

 

eeeeeee.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019884824752808
array(1) { ["section"]=> string(91) "merr-fund-makthi-i-4-turisteve-suedeze-ne-sarande-dalin-per-mrekulli-ne-breg-te-detit-91955" }