Merr fund misteri i vrasjes së reperit legjendar Tupac Shakur

Publikuar tek: bota, më 17:03 03-04-2017 Merr fund misteri i vrasjes së reperit legjendar Tupac Shakur

E vërteta në lidhje me vrasjen e reperit amerikan Tupac Shakur më në fund duket të jetë zgjidhur falë dëshmisë së re të manjatit Suge Knight në një dokumentar të ri.

Në 13 shtator të 1996-ës, Tupac Shakur u qëllua me armë gjatë një ndjekje me makinë në Los Angeles. Por megjithëse mediat raportuan vdekjen e tij disa fansa ende besojnë se ai është gjallë, shkruan Newsbomb.al.

Artisti që shiti 75 million regjistrime në mbarë botën u vra fill pasi ndoqi ndeshjen e boksit mes Mike Tyson dhe Bruce Seldon.

Megjithatë shumë besojnë se ai u lagrua në Kubë, ku vijoi jetën në fshehtësi, dhe një ‘selfie’ me Rihanna-n duket se e provon këtë teori. Por megjithëse Rihanna e postoi vetë foton me Tupac në Instagramin e saj, shumë besojnë se është vetëm mjeshtëri e Photoshop-it.

Megjithatë, sipas Knight, në një dokumentar të realizuar së fundmi, është pasqyruar e gjithë e vërteta.

Bosi i kompanisë muzikore Death Row Records, i cili ndodhet pas hekurave për një vrasje tjetër, ishte me Tupac gjatë natës që ai u vra.

Knight nuk e ka zbuluar personin që mendon se është përgjegjës për vdekjen e mikut të tij.... deri më tani.

Prodhuesit e dokumentarit Richard Bond, dhe Michael Douglas Carlin thonë se kanë nënshkruar një marrëveshje me avokatin penal të Suge Knight i cili ka konfirmuar se çdo deklaratë në dokumentar është e vërtetë, transmeton Newsbomb.al.

Dokumentari me titull “Tupac Assassination: Battle for Compton” tregon një hetim të plotë rreth vdekjes së Tupac dhe nëse ka patur fshehje faktesh.

Sipas dokumentarit, shënjestra e atentatit me armë në mbrëmjen e 13 shtatorit të 1996-ës, ishte vetë Suge Knight, dhe vrasja e Tupac Shakur ishte ‘dëm kolateral’.

Dokumentari shpreson t’i vë vulën përfundimtare misterit që ka rrethuar vdekjen e Tupac. /Newsbomb.al

wer23r234ty43.jpg

Suge Knight gjatë gjyqit për vrasje dhe plagosje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018829107284546
array(1) { ["section"]=> string(67) "merr-fund-misteri-i-vrasjes-se-reperit-legjendar-tupac-shakur-73966" }