Merr fund odiseja e 'humbjes' së 37 vjeçares kandidate për president në Bjellorusi, pas arrestimit të të shoqit strehohet në Lituani (SITUATA POST ZGJEDHORE)

Publikuar tek: bota, më 11:29 11-08-2020 Merr fund odiseja e 'humbjes' së 37 vjeçares kandidate për president në Bjellorusi, pas arrestimit të të shoqit strehohet në Lituani (SITUATA POST ZGJEDHORE) Svetlana Tikhanovskaya

Ka marrë fund odiseja e “humbjes” së kandidates për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya. Ministri I Jashtëm Lituanez Linas Linkevicius tha sot (e martë) se kandidatja opozitare udhëtoi në Lituani në mes të protestave në vendin e saj, dhe është e sigurt.

Vendndodhja e Tikhanovskaya ishte e panjohur të martën në mbremje. Ekipi I saj I afert e kishte të pamundur të lidhej me telefon me të pasi kandidatja u largua nga godina e komisionit zgjedhor.

Në një video postuar në youtube, Tikhanovskaya tha se nuk është larguar me force nga vendi, duke qenë në kontraditë me deklaratat e bëra më parë nga stafi I saj. “Mora një vendim të vështirë. E mora në mënyrë të pavarur” tha ajo në video.

Qeveria bjelloruse insistoi se ajo ka ikur vetë nga vendi.

Presidenti Aleksandër Lukashenko deklaroi fitoren në zgjedhjet e së djelës me 80% të votave pavarësisht deklaratave se zgjedhjet nuk ishin të ligjshme.

Tikhanovskaya gjithashtu deklaroi fitoren të dielën, duke u thënë gazetarëve se “autoritetet duhet të mendojnë për mënyrat paqësore të ndryshimit të pushtetit. Sigurisht ne nuk I njohim rezultatet”.

Lukashenko është në pushtet që nga viti 1994. Protestat vazhduan të hënën në Bjellorusi dhe rezulton një person I vrarë. Opozita ka akuzuar Lukashenkon për vjedhjen e votave për të fituar për herë të gjashtë. Policia hodhi gaz lotsjellës, plumba manovre dhe granata në Minsk. Protestuesit krijuan barrikada dhe qëlluan policinë me gurë dhe bomba artizanale.

Mediat lokale raportojnë incidente dhe në qytete të tjera.

Mitingu I Tikhanovsaya ishte ndër më të mëdhatë në Bjellorusi që kur ra Bashkimi Sovjetik në 1991. Një ish mësuese anglishteje, 37 vjecare, ajo fillimisht nuk pranoi të kandidojë pasi mori kërcënime anonime për jetën e fëmijëve të saj të cilët kërkoi ti largojë nga vendi. Fëmijët I dërgoi në Lituani gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë që bashkëshorti I saj u arrestua dhe u bllokua në qendrën e votimit, duke e detyruar kandidaten të largohet. Presidenti Lukashenko e ka konsideruar zonjën Tikhanovskaya si “një vajzë e vogël” e manipuluar nga të huajit.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Lituanisë tha se kandidatja po pushon me fëmijët. Lituania, një vend anëtar I NATO dhe BE, që së bashku me Bjellorusinë ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ka një historic me dhënien e statusit të refugjatit për figurat e opozitës në Bjellorusi dhe Rusi.

Kryeqyteti lituanez Vilnius është vetëm 170 km larg Minsk. Qyteti ka treguar solidaritet me protestuesit bjellorusë duke ndricuar urën kryesore me të bardhë-kuqe-të bardhë, ngjyrat e flamurit histotik bjellorus përdorur nga aktivistët e opozitës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010240793228149
array(1) { ["section"]=> string(159) "merr-fund-odiseja-e-humbjes-se-37-vjecares-kandidate-per-president-ne-bjellorusi-pas-arrestimit-te-te-shoqit-strehohet-ne-lituani-situata-post-zgjedhore-216783" }