Merr fund pengëmarrja e avionit në Qipro, arrestohet autori

Publikuar tek: bota, më 09:54 29-03-2016

UPDATE/ 1:50/ Merr fund pengëmarrja e avionit në Qipro dhe arrestohet autori Seif Eldin Mustafa.

11:22-  Lirohen edhe pjesëtarët e ekuipazhit bashkë me shtetasit e huaj. I vetmi në avion ka mbetur pengëmarrësi i cili sipas mediave ndërkombëtare, s'ka sasi eksplozivi.

10:54-Lirohen edhe 5 anëtarët e ekuipazhit të avionit dhe dalin detaje të reja për pengmarrësin. Rrëmbyesi i avionit është Seif Eldin Mustafa. Ai ishte professor në Atlanta, është 59-vjeç dhe baba i 4 fëmijëve.

MPJ e Egjiptit deklaroi se Mustafa nuk ishte terrorist por një ‘idiot’. Ai kërkoi të kontaktonte me ish gruan e tij Maria Parashu dhe pas bisedës me të liroi edhe 5 anëtarët e ekuipazhit të avionit. Dyshohet se rrëmbyesi është shtetas libian i cili kërkon azil politik në Qipro.

9:35-Të gjithë pasagjerët egjiptianë lirohen por jo 7 anëtarët e ekuipazhit dhe 5 shtetas të huaj 3 britanikë, 1 italian dhe 1 irlandez që ndodhen në bord. Sakaq, sipas një medieje amerikane edhe 10 shtetas amerikanë po mbahen ende peng nga së paku dy pengmarrës. Në rradhët e pasagjerëve janë edhe 2 Peshkopë të Patriarkanës së Aleksandrisë të cilët janë liruar.

81.png

 9:15- Nga avioni nisin të zbresin gra dhe fëmijë por ka ende pasagjerë në bord. Kamikazi ka veshur një jelek shpërthyes duke vënë në alarm autoritetet.

8:51- Merret peng nga një person i armatosur dhe me bombë avioni me 81 pasagjerë në bord. Sipas raportimit të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, avioni në Qipro është marrë peng nga një person i dyshuar si i armatosur dhe me bombë.

Raportohet se avioni airbus ka bërë ulje të detyruar mëngjesin e sotëm në Larnaca pas komunikimit të pilotit me autoritetet. Piloti është i vetmi që ka komunikuar me autoritetet pas pengmarrjes.

Nuk dihet ende fati i 82 pasagjerëve që ndodhen në avionin e “EgyptAir”, Aleksandri-Kajro. Newsbomb do t’ju mbajë të informuar për ngjarjen në vazhdim.

d1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqi -Greqi-Itali - itinerari i ri i refugjatëve drejt Europës
I jep fund jetës njeriu me dy fytyra në moshën 23 vjeçare (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012048006057739
array(1) { ["section"]=> string(64) "merr-fund-pengemarrja-e-avionit-ne-qipro-arrestohet-autori-36283" }