Ditën e sotme u raportua për orë tmerri në Francë, nga ku janë marrë peng 10 persona në një supermarket, nga një njeri besnik i ISSI-t.
Fiilimisht mediat bënë me dije se ka mbetur i plagosur një polic dhe një nga pengjet është vrarë. Pas disa orësh tmerri, bëhet me dije se pengjet janë liruar, ndërsa të vrarë kanë ngelur 2 persona.
Kryebashkiaku i qytetit Eric Menassi tha se pengmarrësi, i cili është i moshës 30 vjeçare, për momentin ndodhet në supermarket me një oficer policie. Mësohet se 30 vjeëari, përpara se të merrte peng supermarketinka thirrur me të madhe “Do t’iu vras të gjithëve, hakmarje për Sirinë”.
Ky është cilësuar si një akt terrorist, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.