Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 28 vjeçari, i cili akuzohet për një sërë grabitjesh në kryeqytet.
Sipas informacioneve, grabitësi me iniciale A.B prej kohësh ishte kthyer në tmerrin e udhëtarëve të autobuzëve të kryeqytetit, pasi vidhte çanta, portofolë dhe celularë.
Policia po punon në zbardhjen e plotë të dosjes së 28 vjeçarit, i cili rezulton edhe më parë si një person me precendentë penalë nën akuzën e vjedhjes.