Merr letrën e transferimit, tenton të vetëvritet infermierja në QSUT

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 08-02-2017 Merr letrën e transferimit, tenton të vetëvritet infermierja në QSUT Foto ilustruese nga QSUT

Një infermiere në QSUT ka tentuar t’i japë fund jetës pasi ka marrë një letër transferimi ku i thuhej se do kalonte nga kirurgjia te djegia plastike. Infermierja me inicialet A.P, ka pirë një sasi të madhe ilaçesh.

Infermierja ka pirë rreth orës 18:30 të ditës së hënë, pra me të marrë letrën, një overdozë ilaçesh dhe tashmë ndodhet në gjendje kome në reanimacion.

Sipas burimeve ka një urdhër qarkullimi për të gjithë infermierët por nuk bëhet fjalë për ndryshim pagash apo oraresh të tyre. Sakaq ka reaguar shefi i Kirurgjisë në QSUT Myzafer Kacaj duke pohuar se ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar infermieren e dalluar drejt këtij akti.

"Tentoi vetëvrasjen në kushtet e shtëpisë dhe nuk dihet ende çfarë ka konsumuar. Aktualisht ka dalë nga koma por është e intubuar", është shprehur shefi i Kirurgjisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dikur ishte në ballë të protestave, sot i “torturuari” i policisë shpërblehet nga Veliaj me një kioskë te Liqeni
18 vjeçari plagoset nga kushërinjtë për një lavatriçe zhavorri, policia ndalon përshkallëzimin e konfliktit »
Article Logic
Execution time: 0.011775016784668
array(1) { ["section"]=> string(73) "merr-letren-e-transferimit-tenton-te-vetevritet-infermierja-ne-qsut-68083" }