Merr përmasa tragjike aksidenti në Divjakë, vdes 25 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 27-05-2017 Merr përmasa tragjike aksidenti në Divjakë, vdes 25 vjeçari

Në vijim të informacionit që flet për aksidentin e ndodhur në fshatin Mizë, që newsbomb.al e raportoi pak orë më parë njoftohemi se shtetasi L.S, 25 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në datën 27.05.2017, rreth orës 20:35, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi A.P, 32 vjeç, banues në fshatin Mizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 634 BE, është përplasur me një motorçikletë.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorçikletës shtetasi M.M, 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, dhe pasagjeri në motorçikletë, shtetasi L.S, të cilët janë dërguar në spitalin Lushnje ku raportohet se shtetasi L.S si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi A.P dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasje "brutale" e motorave, plagoset i riu, në gjendje kritike për jetën (VIDEO)
Pas mitingut demokratët përfundojnë në spital, me to dhe Basha »
Article Logic
Execution time: 0.010139942169189
array(1) { ["section"]=> string(64) "merr-permasa-tragjike-aksidenti-ne-divjake-vdes-25-vjecari-80219" }