Merr vlerësimin e rëndësishëm, mësuesi ironizon Ramën: Faleminderit nëna parti, ja sa u rrit rroga

Publikuar tek: barometri, më 06:38 08-08-2018 Merr vlerësimin e rëndësishëm, mësuesi ironizon Ramën: Faleminderit nëna parti, ja sa u rrit rroga

Një status mjaft ironik i ka dedikuar kryeministrit Rama, mësuesi nga Berati Namir Lapardhaja.

 

Lapardhaja ka marrë vlerësimin e rëndësishëm, pasi në dëshminë e kualifikimit për mësuesit parauniversitar, është vlerësuar me rezultatin shkëlqyeshëm, duke marrë dhe titullin “Mësues i Kualifikuar”.

Me një ton mjaft ironik, mësuesi nga Berati krahason kryeministrin Rama me regjimin komunist të Enver Hoxhës, dhe ironizon rritjen e rrogës prej 500 lekë (të reja).

“Faleminderit, nëna Parti. Nga një Proletar i pabindur deri më dje, por që do ndryshojë në të ardhmen, sidomos pas rritjes së rrogës me 500 lekë (të reja)”-shkruan Laparadhaja, mësues në Berst dhe njëkohësisht  anëtar i Kryesisë së degës së PD-së në Berat

Reagimi i plotë:

Falënderoj Partinë që këtë dëshmi e ka dizenjuar dhe përgatitur me një kujdes të jashtëzakonshëm si ajo, nëna Parti, pra, e ka për zakon ndaj bijëve dhe bijave të saj. 
Falë Partisë, ne, populli i pabindur dhe i pamarrë vesh (se helbete, popull jemi), kemi ecur në rrugën e ndritur të mësimeve të shokut Enver, të baballarëve të marksizëm-leninizmit, duke demaskuar çdo prirje revizioniste dhe perëndimore.

Meqenëse parimet e shokut Edvin thonë më mirë djepi bosh se shejtani brenda, edhe unë për të zbuar shejtanin brenda vetes nxorra "djepin" në facebook. Se helbete, siç thotë populli yne pellazgo-ilir, punë ka me bollëk (yyyyy ç'a fjale), por s'ka specialistë. ???

Faleminderit, nëna Parti.

Nga një Proletar i pabindur deri më dje, por që do ndryshojë në të ardhmen, sidomos pas rritjes së rrogës me 500 lekë (të reja).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059628009796143
array(1) { ["section"]=> string(102) "merr-vleresimin-e-rendesishem-mesuesi-ironizon-ramen-faleminderit-nena-parti-ja-sa-u-rrit-rroga-130471" }