Merren në dorë zarfet me votat nga Serbia, komisionerët punojnë si në ‘central atomik’ (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 14:35 23-10-2019 Merren në dorë zarfet me votat nga Serbia, komisionerët punojnë si në ‘central atomik’ (FOTO) Pamje nga KQZ-ja e Kosovës ku po ekzaminohen zarfet me votat e ardhura nga Serbia

Komisionerët e KQZ-së së Kosovës po shqyrtojnë zarfet me votat e ardhura nga Serbia nën masa ekstreme mbrojtëse.

‘’Gazeta Express’’ sjell pamje nga puna e komisionerëve dhe numëruesve të votave në selinë zgjedhore në Prishtinë.

Zëdhënësi i  KQZ-së Valmir Elezi bën me dije se janë vënë në dijeni autoritetet e vendit.

‘’ Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë sesa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen’’, thekson Elezi.  ç

Në 13 tetor, 12 komisionerë të KQZ-së së Kosovës u shtruan në Qendrën Infektive të Prishtinës teksa shfaqën skuqje, enjtje të syve, kruarje etj. Autoritetet dyshojnë se shkak për këtë alergji u bënë disa zarfa me vota të ardhura nga Serbia. Pas disa ditësh, të 12 komisionerët dolën nga Qendra e Infektivit. Mjekët arritën në konkluzionin se nuk kishte shenja për përhapje infeksioni.

11.jpg
12.jpg
13.jpg


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073730945587158
array(1) { ["section"]=> string(95) "merren-ne-dore-zarfet-me-votat-nga-serbia-komisioneret-punojne-si-ne-central-atomik-foto-183194" }