Pengmarrje me armë zjarri në Malësi e Madhe- Shkodër.
Policia bën me dije se, sot, më datë 15.04.2017, rreth orës 17:30, në fshatin Broj Njësia Administrative Këlmend, shtetasi Nikë Volaj dyshohet se ka marrë peng nën kërcënimin e armës shtetasin F. V. 26 vjeç banues në fshatin Broj.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një negocimi, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: Nikë Volaj, 40 vjeç, banues në fshatin Broj, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe.
Policia bën me dije se u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit, automatik me një krëhër me fishkë.
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.