Merret vendimi për Albin Kurtin, a do t'i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 15:43 26-01-2021 Merret vendimi për Albin Kurtin, a do t'i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave, ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.

Këto ankesa u bënë pasi KQZ-ja votoi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Debati më i madh është bërë pasi një prej atyre që ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit është edhe Albin Kurti, që po ashtu është edhe i nominuar për kryeministër.

albin_kurti.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, në 24 orë raportohen 288 raste të reja
»
Article Logic
Execution time: 0.013908863067627
array(1) { ["section"]=> string(102) "merret-vendimi-per-albin-kurtin-a-do-t-i-lejohet-kandidimi-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit-ne-kosove-236474" }