Merret vendimi për "Rrugën e Kombit”, shpallet fituesi i tenderit për mirëmbajtjen e saj

Publikuar tek: ekonomi, më 16:50 20-10-2016 Merret vendimi për

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në kuadër të transparencës, informon se Komisioni i Prokurimit Publik, ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për proçedurën e dhënies me konçesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot- Morinë.

Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing  LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës. 

Kujtojmë se kompania  “Catalyst Viva Das General Constructing LLC” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4.995.000 euro dhe kërkon  kompensim prej 64.9 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048650026321411
array(1) { ["section"]=> string(91) "merret-vendimi-per-rrugen-e-kombit-shpallet-fituesi-i-tenderit-per-mirembajtjen-e-saj-56851" }