Merret vendimi, shtëpia ku lindi Adolf HITLERI kthehet në stacion policie

Publikuar tek: bota, më 19:22 20-11-2019 Merret vendimi, shtëpia ku lindi Adolf HITLERI kthehet në stacion policie Shtëpia ku lindi diktatori nazist Hitler do të kthehet në stacion policie

Shtëpia ku ka lindur ish-diktatori nazit Adolf Hitler në Braunau të Austrisë do të kthehet në stacion policie.

Ky është vendimi që ka marrë Ministria e Brendshme austriake, e cila u ka bërë thirrje arkitektëve nga vendet e BE-së të paraqesin projektet e restaurimit të shtëpisë ku lindi në 1889 njëri prej figurave më famëkeqe në historinë e njerëzimit.

Ky vendim është marrë për t’i dhënë fund ceremonive përkujtimore dhe vizitave të ithtarëve dhe simpatizantëve neo-nazistë në kujtim të njeriut që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore.

Austria e ka shpallur veten si ‘viktima e parë’ e pushtimit gjerman, por shumë vende europiane e konsiderojnë Austrinë si bashkëpunëtore me Gjermaninë Naziste.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074841976165771
array(1) { ["section"]=> string(79) "merret-vendimi-shtepia-ku-lindi-adolf-hitleri-kthehet-ne-stacion-policie-186603" }