Merret vendimi: Shtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie

Publikuar tek: bota, më 18:46 02-06-2020 Merret vendimi: Shtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie

Autoritetet në Austri kanë planifikuar ta shndërrojnë ndërtesën ku ka lindur diktatori Adolf Hitler në stacion të policisë.

Mësohet se qeveria ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri në vitin 2016. Pritet që në muajin nëntor të shndërrohet godina, ndërsa një firmë austriake e arkitekturës do t’i kryejë ndryshimet e planifikuara të ndërtesë.

“Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen e shtëpisë së lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv”, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.

Ndërkohë pritet puna të përfundojë në 2023-ën dhe do të kushtojë rreth 5 milionë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096180438995361
array(1) { ["section"]=> string(83) "merret-vendimi-shtepia-ku-lindi-hitleri-do-te-shnderrohet-ne-stacion-policie-208821" }