Merret vendimi zyrtar për Lojrat Olimpike, ja datat kur do të zhvillohen

Publikuar tek: sport, më 14:38 30-03-2020 Merret vendimi zyrtar për Lojrat Olimpike, ja datat kur do të zhvillohen Foto ilustruese

Lojrat Olimpike Tokio 2021 do të mbahen nga 23 korriku deri në 8 gusht të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja u arrit ditën e sotme mes përfaqësuesve të IOC, organizatorëve të Tokio2020, qeverisë japoneze dhe Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik.

Lojërat Verore ishin planifikuar të zhvilloheshinn nga 24 korriku deri në 8 gusht të këtij viti, por javën e kaluar u njoftua nga Presidenti i IOC, Bach, dhe Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe që Olimpiada ishte shtyrë për shkak të pandemisë koronavirus.

Datat e reja për Lojërat Paralimpike janë 24 gusht - 5 shtator 2021.

"Njerëzimi aktualisht e gjen veten në një tunel të errët," tha Bach në një deklaratë. "Këto Lojëra Olimpike Tokio 2021 mund të jenë një dritë në fund të këtij tuneli.

IOC thotë se vendimi për datat e reja u mor "për të mbrojtur shëndetin e sportistëve dhe të gjithë të përfshirëve, dhe për të mbështetur kontrollin e virusit COVID-19".

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088691711425781
array(1) { ["section"]=> string(78) "merret-vendimi-zyrtar-per-lojrat-olimpike-ja-datat-kur-do-te-zhvillohen-200644" }