Merrte para për provimet, arrestohet pedagogu në Korçë, në pranga dhe sekseri (EMRAT-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:08 24-09-2020 Merrte para për provimet, arrestohet pedagogu në Korçë, në pranga dhe sekseri (EMRAT-FOTO) Pedagogu Alket Dino

Pedagogu Alket Dino është arrestuar nga Policia sepse merrte para nga studentët për t’ju dhënë provimet.

Mësohet se në pranga ka rënë gjithashtu dhe Xhevi Dervishi, i cili bënte rolin e sekserit mes pedagogut dhe studentëve. Pedagogu Dino punon në Univeristetin “Fan Noli” në Korçë, në Fakultetin e Shkencave Natyrore.

"Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- Alket Dino 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xhevi Dervishi, 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm", njofton policia.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012128114700317
array(1) { ["section"]=> string(93) "merrte-para-per-provimet-arrestohet-pedagogu-ne-korce-ne-pranga-dhe-sekseri-emrat-foto-221454" }