Merrte rryshfet për provimet, procedohet penalisht pedagogu dhe studentja në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 08-07-2015 Merrte rryshfet për provimet, procedohet penalisht pedagogu dhe studentja në Vlorë Foto ilustruese

Një pedagog dhe një studente janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë marrë para në këmbim të kalueshmërisë në provime.

Studentja 23 vjeçare E. Mernaj, e cila është e afërmja e pedagogut, merte nga studentët 15 mijë lekë të reja për çdo provim para të cilat më pas ia jepte pedagogut 40 vjeçar A.Xhaferri në universitetin e Vlorës. Kallëzimi penal është bërë në polici nga dy studentët me iniciale M.B dhe Z.H.

Pedagogu A.Xhaferri do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ndërsa  studenjta E. Memaj ndiqet penalisht për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndalohet një 29 vjeçar në Shkodër, do ekstradohet në Maqedoni
Teksa në Parlamentin Europian diskutohet për krizën greke, Knut mban flamurin shqiptar mbi tavolinë »
Article Logic
Execution time: 0.012117147445679
array(1) { ["section"]=> string(87) "merrte-rryshfet-per-provimet-procedohet-penalisht-pedagogu-dhe-studentja-ne-vlore-15599" }