Mes 350 autorësh, Ismail Kadare fiton çmimin ‘Pak Kyongni 2019’ në Korenë e Jugut

Publikuar tek: kulture-art, më 16:42 18-09-2019 Mes 350 autorësh, Ismail Kadare fiton çmimin ‘Pak Kyongni 2019’ në Korenë e Jugut

Shkrimtari Ismail Kadare është shpallur fitues i çmimit 'Pak Kyongni 2019'.

'Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë', është shprehur Kim Uchang kryetar i komisionit përzgjedhës.

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të zhvillohet më 26 tetor 2019 në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit bëhet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.

Që nga muaji korrik, komisioni përzgjedhës kishte përpiluar listën e 5 autorëve më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.

Çmimi ‘Pak Kyongni’ u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni. Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044766187667847
array(1) { ["section"]=> string(85) "mes-350-autoresh-ismail-kadare-fiton-cmimin-pak-kyongni-2019-ne-korene-e-jugut-178906" }